Një zjarr I madh ka përfshinë një territor të konsiderueshëm në fshatin aliko të Bashkisë Finiq.
Zjarri i shkaktuar nga energjia elektrike është përhapur me shpejtësi rreth orës 17:00 të pasdites.
Bashkia e Finiqit ka kërkuar menjehërë ndihme pasi flakët rrezikonin banesat . Mjete zjarrëfikese nga Saranda dhe Delvina kanë shkuar në ndihmë të autoriteteve lokale të Finiqit.
Një pjesë e banoreve janë evakuuar për shkak se era ka favorizuar përhapjen e shpejte të flakeve.
Po ashtu Bashkia e Finiqit ka kërkuar edhe ndërhyrjen nga Ministrisë së Mbrojtjes për të shuar flakët me helikoptere.