Zjarr i madh në Institutin e Mjekësisë Ligjore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr i madh në Institutin e Mjekësisë Ligjore

    Insajderi
    21 November 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës.

    Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, e ata i thanë KOHËS se zjarri ka kapluar katin e dytë të objektit, ndërsa s’ka të lënduar.

    “Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet”, ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.

    Ai ka shtuar se zjarri tashmë është lokalizuar.

    Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik.

    FOTO: REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark