Zjarr i madh në malet e Deçanit, Ramosaj apelon për ndihmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr i madh në malet e Deçanit, Ramosaj apelon për ndihmë

    Insajderi
    09 March 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

    Ai ka theksuar se situata kërkon reagim të menjëhershëm.

    “Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    THIRRJE PËR VULLNETARË

    Të nderuar qytetarë,

    Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

    Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

    Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark