Zjarr i madh në Malishevë, digjen dhjetëra hektarë pyeje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zjarr i madh në Malishevë, digjen dhjetëra hektarë pyeje

    Insajderi
    22 March 2022 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, janë përfshirë nga zjarri duke u djegur dhjetëra hektarë.

    Zjarre janë regjistruar edhe në disa vende tjera, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në shuarjen e tyre. Për këto zjarre ka reaguar edhe

    Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, gjatë tërë ditës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, pasi zjarri, i ndihmuar edhe nga erërat, ka bërë që të digjen me dhjetëra hektarë me pyje.Po ashtu zjarre janë regjistruar edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, pastaj në Panorc, si dhe një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.

    Po ashtu në vendngjarje kanë qenë edhe ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët.

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre të tilla/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark