Një shtëpi është djegur tërësisht gjatë mesnatës në Mitrovicë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar, drejtori i Njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci.
Sipas tij, njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas Mikullovcit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.
Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
Insajderi sjell pamjet: