Zjarr i madh në Mleqan të Malishevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr i madh në Mleqan të Malishevës

    Insajderi
    25 August 2024 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka shpërthyer mbrëma të së dielës në fshatin Mleqan të Malishevës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

    Shërbimet e urgjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikëset, janë dërguar në vendngjarje dhe aktualisht po punojnë për të lokalizuar flakët.

    “Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark