Zjarr i madh në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani, ka të vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarr i madh në shtëpinë e të moshuarve në Gjermani, ka të vdekur

    Insajderi
    04 March 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 janë lënduar pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi të moshuarish në Gjermani.

    Rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, departamenti i zjarrfikësve në Qualburg, Bedburg Hau në shtetin North Rhine-Ëestphalia të Gjermanisë, iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpinë e kujdesit “House Simon”.

    Departamenti i zjarrfikësve tha se ata duhej të kryenin një shpëtim të guximshëm, në të cilin disa nga dritaret duhej të thyheshin për të arritur tek banorët e bllokuar brenda. Por flakët ishin përhapur aq shumë në ndërtesën dykatëshe, saqë disa prej zonave nuk mund të aksesoheshin.

    Raportimet thonë se 32 nga dhomat e shkatërruara tani janë të pabanueshme. Disa banorë u trajtuan për lëndime të lehta, ndërsa të tjerët u dërguan me urgjencë në një spital lokal për trajtim urgjent.

    Njësia zjarrfikëse po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Qyteti me 13 mijë persona i Bedburg-Hau ndodhet në Rhine të Poshtëm në Kleve, i cili është afër kufirit holandez, shkruan Mirror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark