Objekti i një qendre tregtare në Suharekë është përshkuar nga flakët.
Kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka publikuar pamje të zjarrfikësve teksa përpiqen ta shuajnë zjarrin.
“Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri. Po mundohemi ta lokalizojme me kapacitetet qe i kemi”, ka shkruar Muharremaj.
Ndërkohë ende nuk dihet se si ka ardhë deri te djegia dhe nëse ka të lënduar apo dëme materiale.