Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet

    Insajderi
    05 February 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarr i përmasave të vogla ka pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin italian të Ciampinos.

    Sipas të dhënave zjarri shpërtheu në një dhomë teknike në bazën e kullës së kontrollit në aeroport dhe punonjësve të dhomës së operacioneve iu kërkua që të evakuoheshin deri në largimin e tymit.

    Për këtë arsye, ngritjet dhe uljet janë pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përgjegjëse.

    Raportohet se nuk janë regjistruar dëme në pajisjet e përdorura për funksionimin e kullës së kontrollit, teksa organet kompetente  janë duke u hetuar shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark