Zjarr në depon e IPKO-së në zonën industriale – kompania konfirmon se shërbimet nuk janë prekur dhe se po heton shkakun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në depon e IPKO-së në zonën industriale – kompania konfirmon se shërbimet nuk janë prekur dhe se po heton shkakun

    Insajderi
    04 July 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në një objekt në zonën industriale të Prishtinës, ku ndodhet një nga depot e kompanisë IPKO. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Sipas njoftimit zyrtar nga IPKO, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme të kompanisë, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është shuar plotësisht.

    “Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Kompania ka theksuar se infrastruktura dhe shërbimet nuk janë prekur nga zjarri dhe se të gjitha operacionet po vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.

    “Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje”.

    “IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë për të gjithë klientët tanë”, thuhet në deklaratën e kompanisë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark