Zjarr në Hotelin Grand – pa rrymë e gjithë qendra e Prishtinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në Hotelin Grand – pa rrymë e gjithë qendra e Prishtinës

    Insajderi
    02 July 2016 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një problem me energjinë elektrike në Hoteli Grand, në qendër të Prishtinës, ka bërë që të mbesin pa energji e gjithë qendra për më shumë se një orë.

    Edhe pse ka dal zjarri në hotel, është djegur vetëm një kabllo dhe nuk paraqet rrezik më të madh. Policia dhe ekipet e KEDS tashmë janë në vendin e ngjarjes për të parë se si ka ardhur deri te kjo.

    Ndërsa, siç raporton lajmi.net energjia është ndërprerë në gjithë qendrën për më shumë se një orë, me qëllim të evitimit të ndonjë zjarri më të madh apo rreziqeve të tjera, transmeton Insajderi.

    Gjithçka pritet të rregullohet shumë shpejtë, sipas zyrtarëve te KEDS-it. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark