Zjarr në motorin e një aeroplani me mbi 150 pasagjerë, pati përplasje me shpendë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarr në motorin e një aeroplani me mbi 150 pasagjerë, pati përplasje me shpendë

    Insajderi
    24 April 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan me mbi 150 pasagjerë ka përjetuar telashe me motor pas ngritjes nga aeroporti i Kathmandus së Nepalit të hënën.

    Qytetarët kanë xhiruar momente kur motori i aeroplanit kishte marrë zjarr, ndërsa aeroplani po rrotullohej rreth Kathmandus, raporton agjencia “ANI”.

    Fillimisht ishte menduar se aeroplani i FlyDubai do të bëjë ulje urgjente, por më pas është vendosur të vazhdohet për në Dubai.

    Një zëdhënës i “FlyDubai” ka thënë se aeroplani ka përjetuar një përplasje me shpendë në Kathmandu. Pasi është konstatuar se gjendja është në rregull është vendosur të vazhdohet për në Dubai, ku pritet të arrihet pas mesnatës me kohë lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark