Në katin e dytë të ndërtesës së ish-Rilindjes, gjegjësisht në Ministrinë e Administratës Publike, është shkaktuar një zjarr, por nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka treguar për Insajderin se rasti ka ndodhur rreth orës 12:20 dhe nuk ka persona të lënduar.
“Zjarri ka ndodh rreth orës 12:20 në ndërtesën e ish-Rilindjes, në katin e dytë në Ministrinë e Administratës Publike. Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe s’ka të lënduar”, ka thënë Ahmeti, për Insajderin.
Ajo ka thënë se “ende nuk dihet se cili është shkaktari i zjarrit policia është në vendin e ngjarjes dhe ende nuk mund të dalim me një rezultat rreth kësaj” . /Insajderi.com