​Zjarr në një garazh në Tiranë, digjen 4 makina dhe lëndohen 8 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zjarr në një garazh në Tiranë, digjen 4 makina dhe lëndohen 8 persona

    Insajderi
    21 June 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka rënë në një garazh në orët e para të mëngjesit në Tiranë dhe janë djegur 4 automjete.

    Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 8 persona të cilët kanë shkuar për mjekim në spital.

    Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

    Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark