×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 përfundojnë në spital

    Insajderi
    05 October 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka rënë mbrëmën e së premten në hotelin Garni në qytetin Bamberg në Gjermani, ku kanë mbetur të plagosur 11 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

    Një zëdhënës i policisë tha se zjarri filloi në kuzhinën e katit të parë, raporton Bild.

    Hoteli Garni në Unazën e Berlinit, pranë stacionit kryesor të trenit, më pas u evakuua dhe zjarri u shua në një orë e gjysmë.

    Nga 11 të lënduarit, të gjithë kanë probleme me frymëmarrjen, ndërsa 67-vjeçari i plagosur rëndë ka pasur edhe djegie.

    Hoteli do të evakuohet deri në një njoftim të dytë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark