Zjarr në një hotel në Kosta Rika, 5 viktima dhe disa të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarr në një hotel në Kosta Rika, 5 viktima dhe disa të plagosur

    Insajderi
    02 October 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një hotel në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Jose, njoftuan shërbimet e emergjencës.

    Zjarri nisi në katin e tretë të godinës, ku edhe çatia e hotelit u shemb nga flakët. Mes viktimave është një çift i moshuar, si dhe tre persona të tjerë, për të cilët nuk janë dhënë detaje mbi moshën apo origjinën.

    Autoritetet gjyqësore po kryejnë hetime për shkakun e zjarrit.

    Zjarrfikësit thanë se dalja e emergjencës në hotel ishte e bllokuar me tela, duke vështirësuar shpëtimin e personave që ndodheshin brenda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark