Zjarr në një kafene në Ferizaj, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në një kafene në Ferizaj, policia jep detaje

    Insajderi
    22 August 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, rreth orës 14:36, një zjarr ka përfshirë një kafene në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

    Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur persona të lënduar.

    “Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark