Zjarr në një konvikt, vdesin 12 personave në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarr në një konvikt, vdesin 12 personave në Turqi

    Insajderi
    30 November 2016 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët thonë se 12 persona e kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë lënduar pas zjarri përfshiu konviktin e vajzave të një shkolle të mesme në Turqinë jugore.

    Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas ka thënë se në mesin e viktimave janë 11 studente, të moshave nga 11 deri në 14 vjeç, dhe një mësues.

    Demirtas ka thënë se konvikti në rajonin jugor turk të Adanas ka pasur brenda 34 njerëz, ndërsa zjarri ka mundësi të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.

    Zyrtarët thonë se viktimat kanë provuar që të hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit. Ata gjithashtu kanë thënë se shumë prej viktimave mund të kenë vdekur pasi nuk kanë arritur ta hapin derën përmes së cilës është dashur të largohen kur ka zjarr në objekt.

    Televizioni turk ka shfaqur pamje të zjarrit që e ka përfshirë objektin trekatësh dhe zjarrfikësit që janë munduar ta ndalin zjarrin, shkruan rel.

    Zjarret janë ngjarje e shpeshtë në Turqi për shkak të vjetërsisë së objekteve dhe në disa raste, përdorimit të drurit dhe gabimeve në rrjetin elektrik. Por, janë raste të rralla kur zjarret kanë marrë kaq shumë jetë njerëzish.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark