Pesë fëmijë humbën jetën tragjikisht, pas rënies së zjarrit në një shtëpi në Arizona, SHBA. Sipas informacioneve, fëmijët e moshës 2, 4, 5, 11 dhe 13 vjeç ishin vetëm në shtëpi në momentin kur ra zjarri.
Zjarri ka rënë rreth orës 17:00. të shtunën dhe viktimat nuk arritën të largoheshin nga shtëpia e tyre e cila ndodhet pranë lumit Kolorado. Autoritetet po hetojnë incidentin megjithatë nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë.
Katër fëmijët ishin vëllezër e motra dhe fëmija i pestë ishte një i afërm, sipas Emily Fromelt, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së qytetit Bullhead.