Një zjarr katastrofik i pyjeve në Portugali ka lënë të vdekur 43 persona, thonë zyrtarët.
Sipas raportimeve shumë persona vdiqën duke u përpjekur të iknin nga zona e Pedrogao Grande, 50 km në juglindje të Coimbra me makinat e tyre.
Gjithashtu, disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve. “Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.
Ai tha se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, shkruan BBC.
Media në Portugali raportojnë se zjarri nuk është nën kontrollë, pavarësisht se janë 600 zjarrfikës që punojnë për ta shuar atë.