Një ngjarje fatale rreth orës 3:30 të mëngjesit, është regjistruar në shtëpinë e të moshuarve në Serbi, ku kanë humbur jeten 8 persona dhe 7 të tjerë të janë lënduar.
Tetë viktimat janë të moshuarit në një azil në Serbi, i cili u përfshi nga flakët.
Dyshohet se ka qenë një nga të moshuarit me probleme të shëndetit mendor, që i ka vendosur flakën një prej dyshekëve në dhomën e gjumit.
Në momentin që ndërtesa u përfshi nga flakët, ndodheshin 30 të moshuar, 8 nga të cilët ndërruan jetë, 7 u lënduan rëndë, mes tyre dhe autori i zjarrit, ndërsa 15 të tjerë u evakuan.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që ndodhi në azilin ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar dhe stafi që përkujdesej për ta.