
Firehouse Subs, marka e njohur amerikane për sanduiçe të shijshme me pulë, po hap pikën e saj të parë në Kosovë në qendrën tregtare Prishtina Mall.
Ky është një hap i madh për të gjithë dashamirësit e kuzhinës amerikane, të cilët tani do të kenë mundësinë të shijojnë sanduiçët e famshëm të Firehouse Subs, si pjesë e Balkan Foods, edhe në vendin tonë.
Firehouse Subs, është një zinxhir restorantesh ndërkombëtar amerikan në kategorinë e shërbimit të shpejtë, e specializuar në sanduiçe të tipit “submarine” ose shkurtimisht Sub.
Kompania është themeluar në vitin 1994 në Jacksonville, Florida nga vëllezërit Chris dhe Robin Sorensen, ish-zjarrfikës dhe si e themeluar nga ish zjarrfikës, ka në zemër të saj ushqimin e shijshëm, porcionet e bollshme që të mbajnë të ngopur dhe plot energji për një kohë të gjatë.
Firehouse Subs numëron 1300 restorante në SHBA, Kanada, Porto Riko, Meksikë, Brazil, Lindjen e Mesme, Zvicër, Shqipëri dhe tashmë edhe në Kosovë, teksa është një degë e kompanisë Restaurant Brands International, e cila zotëron gjithashtu zinxhirët Burger King, Popeyes dhe Tim Hortons.
Në Shqipëri dhe Kosovë menaxhohet nga kompania Balkan Foods e cila synon dhe po punon për rritjen e numrit të restauranteve në këto dy shtete dhe zgjerimin në shtetet e tjera të Ballkanit.
Hapja vjen me muzikë dhe atmosferë të zjarrtë
Për të festuar këtë moment të veçantë, Firehouse Subs ka organizuar një event të madh hapjeje që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.
Vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një atmosferë të zjarrtë me muzikë live që do të ngrohë ambientin dhe do të krijojë një mjedis të këndshëm për të gjithë.
Dhurata të shumta për vizitorët
Përveç shijimit të sanduiçëve të mrekullueshëm, vizitorët do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata të ndryshme si pjesë e aktiviteteve promocionale që do të zhvillohen gjatë ditës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të marrin pjesë në këtë festë të veçantë dhe të largohen me më shumë se vetëm një përvojë të re të shijes.
Shija amerikane në Kosovë
Firehouse Subs është i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe për përdorimin e përbërësve të freskët.
Me një menu të pasur që ofron një gamë të gjerë sanduiçësh, çdo vizitor do të gjejë diçka që i përshtatet shijes së tij.
Nga sanduiçët e nxehtë me pulë deri te opsionet e tjera të shijshme, Firehouse Subs premton të sjellë shijet autentike amerikane në tryezën tuaj.
Mos e humbisni këtë mundësi të papërsërtishme për të marrë pjesë në hapjen e madhe të Firehouse Subs në Prishtina Mall.
Bashkohuni me ne për një ditë të mbushur me shije, muzikë dhe argëtim!