Zjarr përfshin një pjesë të fshatit Qylag në Lipjan – dëmtohet një shtyllë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr përfshin një pjesë të fshatit Qylag në Lipjan – dëmtohet një shtyllë elektrike

    Insajderi
    06 July 2025 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në fshatin Qylag të komunës së Lipjanit ka shpërthyer një zjarr që ka përfshirë një pjesë të fshatit.

    Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë edhe një shtyllë të energjisë elektrike në lagjen e njohur si “Breg”.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që janë ngritur mbi zonën e prekur.

    Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët kanë intervenuar fillimisht për të ndaluar përhapjen, deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

    Insajderi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark