Zjarre masive në Spanjë, humbin jetën dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarre masive në Spanjë, humbin jetën dy persona

    Insajderi
    02 July 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh në rajonin e Katalonjës në Spanjë, i cili tashmë është vënë kryesisht nën kontroll, ndërsa Evropa po përballet me një valë të fortë të nxehtësisë, përcjell Insajderi.

    Zjarri shpërtheu të martën në një zonë bujqësore në Torrefeta, duke përfshirë rreth 40 kilometra dhe duke shkatërruar disa ferma, njoftuan zjarrfikësit. “Zjarri ishte jashtëzakonisht i rëndë dhe i çrregullt për shkak të stuhive dhe erërave të forta, duke ndërlikuar përpjekjet e shuarjes,” thanë autoritetet.

    Rreth 14,000 banorë u urdhëruan të qëndronin brenda për disa orë, ndërsa udhëheqësi rajonal Salvador Illa bëri thirrje për kujdes: “Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të ndiqni të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet nga shërbimet e emergjencës.”

    Në mes të kësaj situate të tensionuar, agjencia meteorologjike spanjolle AEMET paralajmëroi për stuhi dhe erëra të forta në pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik, ndërkohë që temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë alarm në gjithë Evropën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark