Ditët e fundit, disa zjarre kanë shpërthyer në zona të ndryshme të Kosovës.
Zjarri që ka shqetësuar më shumë është ai në Bjeshkët e Përvallës, i cili nuk u shua për 10 ditë. Megjithatë, falë intervenimit ajror të KFOR-it, zjarri është shuar përfundimisht sot.
Në një përgjigje për Insajderin, KFOR-i ka konfirmuar se është angazhuar në shuarjen e zjarreve në Kosovë duke përdorur mjetet e tyre.
Sipas KFOR-it, ky angazhim është bërë në përputhje me kërkesat e institucioneve kosovare.
“Ky angazhim është bërë në përputhje me kërkesat e institucioneve kosovare. Në javët e fundit, KFOR-i ka ofruar ndihmë për shuarjen e zjarreve dhe mbetet i gatshëm të vazhdojë këtë mbështetje, në përputhje me kërkesat e institucioneve dhe brenda mundësive dhe kapaciteteve të tij”, thuhet në përgjigje.