Zjarret kërcënojnë natyrën dhe jetën –Agjencia e Emergjencave me apel të fortë për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarret kërcënojnë natyrën dhe jetën –Agjencia e Emergjencave me apel të fortë për qytetarët

    Insajderi
    19 June 2025 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.

    AME thekson se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

    AME tutje rikujton se zjarrvëniet janë vepër penale.

    “Vlen të theksohet dhe t’u bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj. Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

    AME njofton qytetarët se nëse hasin në ndonjë zjarr, dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme ose vërejnë tym apo flakë në zona të hapura t’i thërrasin shërbimet emergjente falas në çdo kohë.

    Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112
    Shërbimi Zjarrfikës – 193
    Policia e Kosovës – 192

    “Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark