Zjarret në Hawaii, guvernatori: Mund të gjenden deri në 20 viktima në ditë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zjarret në Hawaii, guvernatori: Mund të gjenden deri në 20 viktima në ditë

    Insajderi
    14 August 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green deklaroi se ekipet e shpëtimit mund të gjejnë 10 deri në 20 viktima në ditë, si pasojë e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin.

    Green tha për NBC News se se mund të duhen deri në 10 ditë për të mësuar numrin e saktë të viktimave.

    “Nuk ka asgjë për të parë përveç shkatërrimit të plotë,” u shpreh ai.

    Numri i të vdekurve u rrit në 96 të dielën, duke e bërë këtë fatkeqësinë natyrore më vdekjeprurëse në SHBA në më shumë se një shekull.

    Pothuajse i gjithë qyteti i Lahaina u shkatërrua nga zjarri. Që nga e shtuna, zyrtarët në Lahaina thanë se vetëm 3% e qytetit ishte kontrolluar deri më tani./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark