×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Zjarret në Shqipëri nën kontroll, rrezik mbetet Llogaraja në Vlorë

    Insajderi
    02 August 2021 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, tha se të gjitha vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll.

    “E vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni, por edhe aty po punohet. Kemi shmangur që flakët të kërcënonin parkun e Llogarasë. Flakët kërcënuan edhe bazën e Pashalimanit, por ne do ta mbronim me çdo çmim”, tha Peleshi nga Orikumi, ku po ndiqte “luftën” me zjarrin bashkë me Prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj.

    Ministri falënderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura për përpjekjen e tyre.

    “Puna njerëzore e ishte e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj ushtarin e thjeshtë[…]Ata nuk dalin para mikrofonëve, por përballen me rrezikun çdo ditë. Pa ju thënë kush “faleminderit” bëjnë punën e tyre me sakrificë”, tha Peleshi.

    Por Prefekti i Vlorës, Mamaj, tha se rreziku i përfshirjes së Parkut të Llogarasë nga flakët nuk është shmangur. “Erërat janë të paparashikueshme”, tha ai, shkruan A2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark