Tahiri - Qeverisë: Shqipëria po digjet, kur iu duhen votat flamurin e vendosni në çdo cep   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri – Qeverisë: Shqipëria po digjet, kur iu duhen votat flamurin e vendosni në çdo cep  

    Insajderi
    13 August 2025 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Tahiri nga AAK, ka kritikuar qeverinë në detyrë në Kosovë për mos reagim lidhur me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri.

    Tahiri ka thënë se kjo e fundit po hesht, dhe se e njëjta nuk e ka thënë ‘‘një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës’’.

    Tahiri ka theksuar edhe se kur VV-së i duhen votat, ata e vendosin flamurin kombëtar ‘’në çdo cep’’.

    ‘‘Flamuri s’fik zjarrin!

    Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vllezërot e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje. Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla’’, ka shkruar ai’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark