Zjarret fushore dhe malore kanë shpërthyer në mënyrë të frikshme sonte, duke përfshirë tri lokacione në Suharekë.
Zjarrfikësit e zonave Gjinoc, Reçan, dhe Greiçec po përballen me vështirësi të mëdha për të shuar dhe lokalizuar flakët që po shpërthejnë me intensitet të lartë.
Në këtë moment të vonshëm, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me përpjekje të pandërprera për të ndaluar përhapjen e flakëve që kërcënojnë të shkaktojnë dëme të mëdha.
Kujtojmë se edhe bjeshkët e Prevallës ende nuk janë shuar për shkak të terrenit të vështirë. Për shuarjen e zjarrit nesër do të intervenohet nga ajri.