Çifti i moshuar Irakli dhe Fotini Panajoti kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar. Zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes pikërisht për këtë arsye. Fshati banohet nga numër fare i vogël banorësh.