×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri i madh në afërsi të Aeroportit – Policia konfirmon se një person u lëndua dhe 20 vetura u dogjën

    Insajderi
    13 August 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Disa vetura dhe biznesi që merret me qiradhënie të veturave janë kapluar nga zjarri.

    Detaje për Insajderi ka dhënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila konfirmoi se një person është lënduar si dhe 20 vetura të parkuara janë kapluar nga zjarri.

    “Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi që merret me qiradhënje veturash. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” , ka thënë ajo.

    Ahmeti bëri me dije se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

    E pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse Ahmeti tha se po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

    Për rastin Insajderi ka folur edhe me pronarë të “Go Karting”, të cilët kanë konfirmuar se zjarri është shkaktuar brenda biznesit të tyre, dhe se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta.

    “Ka qenë një zjarrëvënie gjatë punës, mundet me qenë edhe rryma, ka pasur derivate përbrenda, me rëndësi lëndime të rënda ska, dy persona vetëm kanë pësuar lëndime të lehta”, kanë deklaruar nga “GO-Kart”.

    Ndërkohë shtuan se janë në pritje të një raporti të plotë lidhur me rastin.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark