Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Qëndrim Millaku tha se në fshatin Sferkë të komunës së Klinës, është krijuar situatë alarmante për shkak të zjarreve të shumta.
Sipas tij zjarri ka filluar t’i afrohet shtëpive.
“Deri para gjysmë ore zjarri ka qenë larg shtëpive, tani ka filluar të afrohet në drejtim të shtëpive. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e zjarrfikësve”, tha Millaku për Klankosova.tv
“Po ballafaqohemi me zjarre të shumta. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, me FSK e KFOR por deri më tani s’kemi marrë ndonjë përgjigje”, theksoi ai.