Zjarri në Bjeshkët e Deçanit- Haradinaj: Është shqetësues, paraqet rrezik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Bjeshkët e Deçanit- Haradinaj: Është shqetësues, paraqet rrezik

    Insajderi
    09 March 2025 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri që nga dita e djeshme.

    Në lidhje me këtë, ka reaguar kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se zjarri në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet.

    “Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, veçanërisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka apeluar te qytetarët për kujdes maksimal.

    “Falënderoj secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret. Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark