Zjarri që kaploi banesën në lagjen Emshir të kryeqytetit është lokalizuar nga ana e zjarrfikëseve.
Si pasojë e këtij zjarri 13 persona kanë pranuar tretmanë mjekësor.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se detajet tjera do të bëhen të ditura ndërkohë.
“Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13)”, tha ajo.
“Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, dhe që në vendngjarje kanë arritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…