Një banesë është kapluar nga flakët në Emshir.
Lexues të Insajderit kanë përcjellur pamjet ku shihen zyrtarë të policisë teksa e shpëtojnë një të moshuar.
Paraprakisht, zjarrfikësit shpëtuan edhe dy fëmijë.
Përveç policisë në vend të ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit e ambulanca.
Insajderi e ka kontaktuar Policinë për të kuptuar detaje për rastin, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.