Si pasojë e zjarri që kaploi një banesë në Emshir disa persona janë duke u trajtuar nga ekipe mjekësore.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi për Insajderin se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, dhe që në vendngjarje kanë arritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.
“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”.
“Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, tha ajo.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…