Zjarri në Los Anxhelos, shumë yje të Hollivudit humbën shtëpitë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Zjarri në Los Anxhelos, shumë yje të Hollivudit humbën shtëpitë

    Insajderi
    09 January 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpitë e shumë yjeve të Hollivudit janë shkatërruar pasi zjarri i madh përfshiu Los Anxhelosin.

    Sipas raportimeve, Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Cary Elwes, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, James Woods, Diane Warren, Cameron Mathison, Ricki Lake, Leighton Meester dhe Adam Brody kanë mbetur pa shtëpi.

    Mediat bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e Hollivudit është përfshirë nga tymi e zjarri ndërsa rrugët janë totalisht në kaos.

    Deri më tani raportohet për pesë të vdekur dhe mbi 1 mijë shtëpi të shkatërruara nga zjarri.

    Ricki Lake's Instagram post

    Po ashtu është raportuar edhe për viktima nga zjarret në Los Anxhelos.

    Disa banorë të kontesë së Los Anxhelosit do të jenë në kushte të rrezikshme sot, pasi ajri i ndotur dhe uji i pasigurt përbëjnë një kërcënim në disa zona.

    Të paktën pesë persona kanë vdekur, sipas CNN-it. Zyrtarët amerikanë presin që numri i të vdekurve të rritet pasi zjarret po vazhdojnë të përhapen në të gjithë qarkun e Los Anxhelosit, përcjell Insajderi.

    Më shumë se 200,000 shtëpi dhe ndërtesa janë pa energji elektrike atje.

    Tymi dhe hiri i tepërt kanë bërë që cilësia e ajrit të bjerë në disa pjesë të rajonit. Altadena e Kalifornisë ka indeksin aktual të cilësisë së ajrit prej 426, sipas të dhënave të fundit nga IQair.

    Ky indeks paraqet nivele “të rrezikshme”, ose 6 nga 6 në shkallën e cilësisë së ajrit. Kjo normë ka tejkaluar Nju Delhin, një qytet i njohur për ndotjen e ajrit, përgjatë dy ditëve të fundit, sipas Worldwide Air Quality.

    Më shumë se 30,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare e qytetit të Los Anxhelosit që nga e marta, mes tyre edhe yje të Hollivudit. Rrugët e bllokuara kanë bërë që njerëzit të braktisin makinat e tyre dhe të largohen në këmbë. Flakët kanë djegur shumë shtëpi në kodrat përgjatë oqeanit.

    “Qyteti Los Anxhelos po përjeton një situatë të motit ekstrem. Lagështia e ajrit ishte shumë e ulët, rreth 12% kur filloi zjarri dhe era kishte një shpejtësi prej rreth 50 kilometra në orë”, tha shefja e zjarrfikëses së qytetit Los Anxhelos, Kristin Crowley


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark