Zjarri në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, policia jep detaje

    Insajderi
    30 July 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

    Lidhur me rastin edhe policia ka dhënë detaje.

    Enis Pllana zëdhënës i rajonit të Prishtinës, tha për Gazetën Insajderi se një depo është përfshirë nga zjarri dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin.  Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark