Mbrëmë objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe se nuk ka pasur të lënduar.
“Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Ministria e Drejtësisë mbrëmë njoftoi për këtë incident në IML.
“Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas MD-së, personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.