Rreth 20 për qind të shtëpive në qytetin kanadez Fort McMurray janë djegur pas zjarrit të madh që kaploi qytetin për disa ditë me radhë.
Një deputet i kësaj zone i ka thënë BBC-së se do të duhen vite deri sa qyteti t’i rikthehet normales.
Deri më tani, mbi 100 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen.
Zyrtarët thonë se zjarri, që filloi para një javë, u rrit gjatë kësaj fundjave.
“20 për qind e shtëpive janë shkatërruar por shumica e shtëpive janë në rregull, pa dëmtime. Dhe e dini çfarë? Kjo është më mirë se sa kemi menduar,” ka thënë deputeti David Yurdiga./Insajderi.com