Zjarri në Shëngjin, situata vazhdon të përkeqësohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Shëngjin, situata vazhdon të përkeqësohet

    Insajderi
    27 August 2016 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç situatës së rënduar nga flakët pranë Shëngjinit, të cilat vazhduan edhe gjatë natës me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për t’i shuar, zjarri ka përfshirë edhe zonën e Harunasit në qytetin e Gramshit, njofton Top Channel.

    Zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar, ku duket e vështirë ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.

    Të premten në mbrëmje u raportua se era ka krijuar vatra të reja të zjarrit, ndërsa flakët që kanë përfshirë Shëngjinin kanë krijuar një brez 4 kilometra të gjatë mbi qytet, deri në zonën e kodrave përballë Velipojës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark