Zjarr në Tetovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarr në Tetovë

    Insajderi
    30 May 2022 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fabrikë në dalje të Tetovës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, me çka qielli qytetit u mbulua nga tymi i zi.

    Ekipe zjarrfikëse të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit u aktivizuan në terren për të intervenuar ndërsa aty ka pasur nevojë edhe Urgjencë Mjekësore. Për ta lokalizuar zjarrin është dashur të intervenohet edhe nga ajri.

    Zjarri për momentin është lokalizuar edhe pse vazhdon të jetë aktiv por me intensitet më të ulët. Shumë komuna të vendit i kanë ardhur në ndihmë zjarrfikëseve të Tetovës, por edhe shumë firma private kanë ndihmuar mesa kanë mundur.

    Ndërsa nga Ministria e Ambientit Jetësor bëjnë me dije se nuk ka ajër të ndotur që mund të rrezikoj jetën e qytetarëve.

    Në vendin e ngjarjes gjatë gjithë ditës ka qenë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ku potencon se zjarri nuk është shuar por të paktën është lokalizuar dhe nuk ka rrezik të shpërndahet më tej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark