Zjarri pengon evakuimin e mbi një mijë e 500 banorëve në qytetin kanadez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarri pengon evakuimin e mbi një mijë e 500 banorëve në qytetin kanadez

    Insajderi
    07 May 2016 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autokolona e vetme që po evakuon kanadezët nga qyteti Fort McMurray ka ndaluar për shkak të flakëve që arrijnë deri në 60 metra e që kanë përfshirë rrugët.

    Rreth 1.500 automjete, të shoqëruar nga policia, pritej të kalonin nga pjesa jugore e qytetit, por u detyruan të ndalonin.

    “Ndaluam për shkak të tymit të dendur. Flakët arrinin deri në 60 metra lartësi në të dyja anët e rrugës, duke e bërë atë të pasigurt”, deklaroi rreshteri Jack Poitras, i Policisë Mbretërore Kanadeze.

    Pushteti vendor në provincën Alberta ka shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të shpenzojë 77 milionë dollarë amerikanë për të evakuuarit.

    Autoritetet deklarojnë se, disa pjesë provincës janë shkatërruar tërësisht nga zjarri që ra më herët gjatë javës dhe paralajmërojnë se ka gjasa që flakët të dyfishojnë përmasat në 24 orët e ardhshme.

    Personat që kanë braktisur tashmë qytetin Fort McMurray që prej së martës janë dhjetëra mijëra. 5 mijë prej tyre u larguan ditën e premte dhe 4 mijë të tjerë pritet të largohen më vonë gjatë së shtunës.

    Deri tani janë kryer mbi 300 operacione nga ajri, që i kanë transportuar banorët drejt qytetit Edmonton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark