
Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se deri tani nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit ka thënë ajo.
Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: