Zjarri përfshin objektin në Uglar, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri përfshin objektin në Uglar, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Insajderi
    17 August 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një pjesë të një objekti në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 04:30, ndërsa njësitë policore dhe ato të zjarrfikësve janë përgjigjur menjëherë, duke arritur ta lokalizojnë dhe shuar zjarrin.

    Zjarri ka përfshirë një kat të objektit, i cili më herët kishte shërbyer si shtyp-shkronjë.

    Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk janë raportuar persona të lënduar.

    Rasti po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore. Po ashtu, është angazhuar edhe eksperti i zjarreve për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark