Zjarri përfshin zonën midis dy fshatrave në Rahovec, Latifi bën thirrje për kujdes dhe bashkëpunim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri përfshin zonën midis dy fshatrave në Rahovec, Latifi bën thirrje për kujdes dhe bashkëpunim

    Insajderi
    04 September 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se zjarri ka përfshirë zonën mes fshatrave Zoqisht dhe Hocë e Madhe.

    Ai theksoi se zjarrfikësit dhe vullnetarët janë duke punuar intensivisht për të shuar zjarrin.

    Latifi shpjegoi se situata është e vështirë, por ekipi është shumë i angazhuar për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe për të minimizuar dëmet.

    Ai bëri thirrje për kujdes të veçantë nga ana e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të thatë, duke këshilluar që të shmangen ndezjet e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë çdo zjarrvënie e dyshimtë tek autoritetet përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark