Më shumë se 82 mijë persona janë evakuuar vetëm në perëndim të Los Angeles-it në ShbA, si pasojë e shpërthimit të zjarreve nga temperaturat e larta që po mbretërojnë atje.
Zjarri ka shkatërruar shtëpitë dhe ka ndërprerë lidhjet e transportit ndërmjet Kalifornisë dhe Nevandës.
Të enjten në mëngjes autoritetet në Kaliforni kanë vlerësuar se zjarri është rritur brenda natës dhe ka përfshirë më shumë se 2 mijë hektarë tokë, raporton BBC.
Zjarri është duke vazhduar për shkak të temperaturave të larta, derisa flaket e para kishin filluar të martën në një vendkalim malor, derisa u përhap me një ritëm “shpërthyes”, thanë autoritetet.