Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet për zjarrvënie dhe kanosje.
Personi arrestuar është I.T, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.