
Policia sot në Shipol të Mitrovicës së jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.
Ata dyshohen për zjarrin në diskotekën “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.
“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policorë të NjHP-së kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”.
Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor./insajderi.org/